Mungesa e teknologjisë ua vështirësoi mësimin online edhe nxënësve romë

10/29/2022

Mungesa e një pajisje teknologjike kishte ndikuar që nxënësja e klasës së pestë A.K. dhe dy motrat e saj të mos kenë mundësi të ndjekin mësimin online. Po për këtë arsye, në mësimin online nuk kanë marrë pjesë as 170 nxënës të tjerë të komunitetit rom në komunën e Prizrenit.