Nxënësit e komunitetit boshnjak vazhdojnë të kenë mungesë të teksteve shkollore në gjuhën amtare

10/29/2022

Janë 11 nxënës të komunitetit boshnjak që ndjekin mësimin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë. Këta nxënës për një vit nuk kanë mundur të ndjekin mësimin në lëndën e gjeografisë, historisë dhe edukatës qytetare, për shkak që mësimdhënësi që i ligjëron këto lëndë nuk ka poseduar një pajisje teknologjike për t’u lidhur me nxënësit kur mësimi është mbajtur online.