Ditën e fillon me punë në furrë, vazhdon në rrobaqepësi e pastaj në floktari, por gjen mundësi edhe për të ndjekur trajnime të tjera. Kjo është një grua e privuar nga liria e cila jetën e bën në Qendrën Korrektuese në Lipjan tash e gjashtë vjet.
Ne kemi vendosur ta quajmë “Bletë” sepse ajo nuk ngurron të kryejë asnjë punë që i ofrohet dhe kjo është mënyra se si ajo po ndihet mirë dhe i duket sikur koha i kalon më shpejtë.
hërbimit Korrektues të Kosovës i ka ardhur në ndihmë edhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, me pajisje logjistike si dhe në trajnime për stafin dhe sektorë të tjerë për të dënuarit.
Shefja e njësisë Korrektuese të EULEX-it, Ritva Vähäkoski thotë se është e rëndësishme të ketë aktivitete dhe rehabilitime të ndryshme veçanërisht për gratë që janë në qendrat korrektuese.
(Kjo storie është prodhuar nga OJQ Qendra për Inovacion dhe Zhvillim me mbështetjen financiare të EULEX Kosovë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe opinionet e EULEX-it në Kosovë)