Raporti i EULEX për drejtësi, institucioneve iu kërkohet t’i përmbushin rekomandimet

04/27/2023

Përkundër rritjes së seancave gjyqësore produktive, sistemi i drejtësisë vazhdon të përballet me vonesa, procese që zgjasin, dënime të ulëta e rigjykime, këto janë të dhëna që janë përsëritur në vazhdimësi në raportet e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), pasi rekomandimet nuk kanë mundur të zbatohen në tërësi. Ndërkohë që përfaqësues të institucioneve të drejtësisë thonë se ndryshimet ligjore në sistemin e drejtësisë janë të nevojshme në mënyrë që të përmbushen rekomandimet.

(Kjo storie është prodhuar nga OJQ Qendra për Inovacion dhe Zhvillim me mbështetjen financiare të EULEX Kosovë. Përmbajtja e saj  nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe opinionet e EULEX-it në Kosovë)