Përmirësimi i transparencës në Raportimin për Drejtësi 

05/03/2023

Të lumtur që po kontribojmë në përmirësimin e  trancparencës në raportimin për sektorin e drejtësisë në Kosovë. Mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Qendra për Inovacione dhe Zhvillim është duke zbatuar projektin –  “Përmirësimi I transparencës në Raportimin për  Drejtësi”.  Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është që publiku të marrë informacion objektiv dhe transparent për zhvillime shumë specifike në fushën e sundimit të ligjit. Një objektiv shtesë është krijimi i një dialogu për rëndësinë e urës së komunikimit ndërmjet mediave dhe institucioneve të sundimit të ligjit.

Disa video tregime për sektor specifik janë realizuar deri në këtë fazë, ndërsa që po vazhdojm edhe me  realizimin e video storieve të tjera që janë thelbësore për interesin e publikut.

 CFID, në mënyrë të veqantë falenderon EULEX-inë për mbështetjen financiare dhe bashkëpunimin e sinqertë dhe përmbajtësor në secilin hap të procesit të zbatimit të aktiviteteve të projektit.

(Kjo storie është prodhuar nga OJQ Qendra për Inovacion dhe Zhvillim me mbështetjen financiare të EULEX Kosovë. Përmbajtja e saj  nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe opinionet e EULEX-it në Kosovë)