Si mund të përmirësojnë gjykatat në Kosovë komunikimin e tyre me publikun dhe mediat? A kanë gjykatat personel të mjaftueshëm të komunikimit?
Si mund të sigurojmë raportim mediatik të besueshëm pa rënë pre e dezinformimit?
Këto dhe çështje të tjera ishin fokus i diskutimit në panel “Avancimi i komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat”, i organizuar nga EULEX -i në bashkëpunim me OJQ-në Qendra për Inovacion dhe Zhvillim.
Të nxitur nga prezantimi i Andrej Bozhinovskit nga Këshilli gjyqësor-mediatik i Maqedonisë së Veriut, një platformë për dialog mes gjyqtarëve dhe gazetarëve, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, zëdhënësja e Gjykatës Supreme Antigona Uka-Lutfiu, anëtarja e bordit të Asociacionit të gazetarëve të Kosovës Naile Dema Selmani, dhe redaktori/autori i emisionit Drejtësia në Kosovë Kreshnik Gashi, shkëmbyen pikëpamje mbi fuqizimin e mëtejmë të transparencës gjyqësore në Kosovë.
Eventi ishte pjesë e projektit të mbështetur nga EULEX-i “Përmirësimi i transparencës në raportimin gjyqësor”.