Me kënaqësi njoftojmë se dje është mbajtur sesioni i katërt i trajnimit për gjashtë të rinjtë nga komunitetet Rom, Egjiptian dhe Ashkali në Prishtinë, në kuadër të projektit “Kundërshtimi i Stereotipeve Negative për Komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përmes Iniciativës Mediatike.”
Ky trajnim realizohet nga Qendra për Inovacione dhe Zhvillim, në bashkëpunim me KosovaPress dhe financohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Gjatë këtij sesioni, të rinjtë janë trajnuar për produksionin e lajmit, raportazhin, dokumentarin dhe metodologjitë e duhura për raportimin nga terreni. Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të të rinjve në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mediatike që i kundërvihen stereotipeve dhe diskriminimit ndaj komuniteteve të margjinalizuara.
Ne besojmë se fuqizimi i këtyre të rinjve do të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë për të gjithë.
#Kosova #IniciativaMediatike #Trajnimi #Rini #KomunitetetRomAshkaliEgjiptian #UNMIK #Përfshirje