Rikthehen trajnimet për të rinjtë e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

01/11/2025

Jemi të lumtur të njoftojmë rikthimin e trajnimeve për gjashtë të rinjtë nga komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali, të cilët janë pjesë e projektit të rëndësishëm: “Kundërshtimi i Stereotipeve Negative për Komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përmes Iniciativës Mediatike”. Ky projekt ka si synim forcimin e aftësive dhe kapaciteteve mediatike të këtyre grupeve, duke u mundësuar atyre të kontribuojnë aktivisht në ndryshimin e perceptimeve negative dhe përhapjen e informacionit të saktë për komunitetet e tyre.

Projekti zbatohet nga Qendra për Inovacione dhe Zhvillim (CFID), në partneritet me agjencinë e lajmeve KosovaPress, dhe mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Pas përfundimit të dy moduleve të para për gazetari dhe produksion, të rinjtë treguan përkushtim të jashtëzakonshëm në sesionet e sotme, të cilat përfshinin metodologji teorike dhe aktivitete praktike në fushën e infografikave dhe video grafikave. Ky proces synon të zhvillojë aftësi të reja dhe të avancuara në krijimin e përmbajtjeve vizuale, duke pasuruar eksperiencën e tyre mediatike.

Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për forcimin e kapaciteteve të të rinjve nga këto grupe, duke i mundësuar ata të jenë liderë dhe aktivistë të fuqishëm në fushën mediatike, për të kontribuar në një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Ne jemi ceçanarisht të lumtur  që po ofrojmë mundësi për zhvillimin profesional të rinisë, dhe do të vazhdojmë të mbështesim iniciativat që promovojnë diversitetin dhe integrimin në shoqërinë kosovare.

#CFID, #KosovaPress,  #UNMIK #StereotipeNegative #Diversitet #Barazi #IniciativaMediatike #EdukimiMediatik