Konjufca merr mirënjohje nga komuniteti rom

04/10/2025

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, njëherazi deputet i zgjedhur i legjislaturës së ardhshme, Albert Kinollin, si dhe përfaqësues të komunitetit rom.

Konjufca pranoi mirënjohjen për kontributin për Çështjen e Komunitetit Rom që mysafirët i dhanë ati në këtë Ditë Ndërkombëtare të Romëve, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së angazhimit të përbashkët.

Konjufca tha se duhet ta shtojmë edhe më tutje përkushtimin dhe angazhimin tonë për zhvillim gjithnjë e më të madh shoqëror dhe ekonomik në Kosovë, me përfshirje të gjithanshme e të gjithmbarshme, në promovim të vazhdueshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, përkundër të gjitha formave të përjashtimit.

Po ashtu, ai solli në vëmendje se përfshirja e komunitetit rom, si dhe të gjithë komuniteteve joshumicë në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike është interes jo vetëm i këtyre komuniteteve, por i të gjithë shoqërisë sonë me aspirata të përparimit.

(Ky produkt është krijuar në bashkëpunim midis CFID dhe KosovaPress, brenda kuadrit të projektit: “Kundërshtimi i stereotipeve negative për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptianë të Kosovës përmes iniciativës mediatike”, i cili financohet nga UNMIK).