Arsimimi i romëve mbështetet në Vushtrri çdo vit me nga 12 mijë euro

04/11/2025

Në Qendrën Mësimore në fshatin Prelluzhë, Komuna e Vushtrrisë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, një ditë që rikujton jo vetëm historinë dhe kulturën e pasur të komunitetit rom, por edhe nevojën e vazhdueshme për përfshirje, barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i DKA-së, Albanez Tahiraj, përfaqësues nga OSBE-ja, përfaqësues nga Zyra Lokale për Komunitet në Komunën e Vushtrrisë, si dhe përfaqësues të OJQ-së “Romano Anglunipe”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, mbetet i përkushtuar për mbështetjen e komunitetit rom, duke e subvencionuar çdo vit arsimin e tyre me një shumë prej 12,000.00 euro.

Sipas një njoftimi të komunës, në përmbyllje, u bë thirrje për angazhim të përbashkët nga të gjitha institucionet dhe qytetarët, për një shoqëri që i vlerëson të gjithë anëtarët e saj dhe që u ofron secilit mundësinë për të ndërtuar jetën që meriton.

(Ky produkt është krijuar në bashkëpunim midis CFID dhe KosovaPress, brenda kuadrit të projektit: “Kundërshtimi i stereotipeve negative për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptianë të Kosovës përmes iniciativës mediatike”, i cili financohet nga UNMIK).