01/10/2023

CFID në mbështetje të bizneseve të grave që prodhojnë produkte ushqimore bio

Qendra për Inovacione dhe Zhvillim ka filluar të implentoj projektin – “ Promovimi I bizneseve të grave që prodhojnë ushqime të shëndetëshme” që si objektiv ka përkrahjen e grave ndërmarrëse në rritjen dhe fuqizimin e bizneseve të tyre.
Përmes këtij -projekti CFID do të realizojë disa video storie si storie suksesi për gratë që prodhojnë ushqime bio dhe përmes këtyre videove synimi është që të promovohet puna e tyre dhe njëkohësishtë të rrisin mundësit për rritjen e kërkesës për këto produkte krejtësishtë bio.

Projekti, ” Promovimi I bizneseve të grave që prodhojnë ushqime të shëndetëshme”, do të zhvillohet për një periudhë gjashtë mujore dhe në kuadër të tij do të prodhohen disa video storie. Storia e parë është realizuar mbi sfidat dhe suksesin e biznesit të grave që prodhojnë lloje të ndryshme të çajrave bio,, ndërsa video storia e dytë I kushtohet sfidave dhe sukseseve të grave që prodhojnë produktve ushqimore nga perimet.

Projekti, ” Promovimi I bizneseve të grave që prodhojnë ushqime të shëndetëshme”, zhvillohet nga Qendra për Inovacione dhe zhvillim/CFID dhe mbështetet financiarisht nga Agjencia Sllovake për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkmobëtar/SlovakAid.