Mbi 60 kallëzime penale ndaj zyrtarëve publikë i ka dorëzuar këtë vit në Prokurorinë e Shtetit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Këto raste, kryesisht ndërlidhen me pasaktësitë e identifikuara gjatë verifikimit të deklaratave të pasurisë të dorëzuara vitin e kaluar. Ndonëse, vlerësohet se gjykatat po i trajtojnë më me prioritet rastet e marra nga Prokuroria, sipas monitoruesve të punës së institucioneve të drejtësisë, ka ende shumë për t’u bërë.
(Kjo storie është prodhuar nga OJQ Qendra për Inovacion dhe Zhvillim me mbështetjen financiare të EULEX Kosovë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe opinionet e EULEX-it në Kosovë)