Plani për fuqizimin e integritetit në PK, model për shtetet që s’e kanë hartuar ende

05/20/2023

Institucionalizimi dhe fuqizimi i integritetit mbetet prioritet në ndërtimin dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës (PK). Ky institucion i sigurisë deri më tash ka hartuar dy plane për fuqizimin e integritetit me qëllim të forcimit të kulturës organizative kundër korrupsionit dhe rritjes së kapaciteteve institucionale për parandalimin e dukurive negative, të cilat mund të cenojnë integritetin e tij.

(Kjo storie është prodhuar nga OJQ Qendra për Inovacion dhe Zhvillim me mbështetjen financiare të EULEX Kosovë. Përmbajtja e saj  nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet dhe opinionet e EULEX-it në Kosovë)