CFID ka knaqësin të njoftojë se ka filluar zbatimin e projektit “ Mbështeja për gratë në zhvillimin e bizneseve” project ky që financohet nga nga Agjencia Sllovake për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkmobëtar/SlovakAid.Mbi 20 gra të fushës së biznesit nga qytete të ndryshme të Kosovës të shtunën e kaluar (11 Nëntor 2023) marrën pjesë në trajnim e parë online në kuadër të këtij projekti. Fokusi kryesor në këtë trajnim ishin këshillat ofruar bizneseve si të avancojnë me shitjet e produkteve të tyre, si t’i identifikojnë dhe të lidhen me klientët e dëshiruar, analizimi i mungesave në treg, në mënyrë që bizneset e tyre të jenë sa më të suksesshme.
Përgjatë këtij trajnimi shumë gra ndanë eksperiencat e tyre se si kanë filluar me bizneset e tyre të vogla dhe deri ku kanë arritur.
Tuba Koçbashli, pronare e një biznesi në Prizren, e cila merret me përgatitjen e ëmbëlsirave, dekorimin e tyre dhe surprizat familjare, tregon se kur filloi të merret me këtë veprimtari, kishte shumë kundërshtime dhe mos përkrahje nga familja e saj.
Pasi që Tuba ka edhe profesionin e mësueses, familjarët dhe shoqëria e saj ishin skeptikë që një nismë e tillë do të kishte rezultate pozitive, dhe se sipas tyre ‘punën e mësueses e kishte të sigurt, nuk i duhej gjë tjetër’.
Përkundër kësaj, vullneti dhe dëshira për të punuar bëri që Tuba mos të zmbrapsej dhe atë arrinte aty ku është sot – një nënë e suksesshme në fushën që ka zgjedhur.
“Së pari, kam prodhuar produkte për familjarët e mija. Për çdo familje që ka pasur ahengje, fillova të postoj në rrjete sociale dhe filluan porositë. I kam klientët që nga viti i parë që kam filluar prodhimin. Për dekorime kam qenë e para në Kosovë. Në fillim një produkt dilte shumë shtrenjtë. E kam nisur në kuzhinën e shtëpisë. Kisha vullnet dhe dëshirë për të punuar, edhe pse humbisja shumë kohë për një dekor. Krahas kësaj, jam edhe mësimdhënëse. Më kanë kritikuar duke më thënë se çka po të duhet, e ke punën e sigurt, nuk ia vlen, është humbje kohe. Fitimi ka qenë minimal. Vetëm vëllai dhe nipi më kanë përkrahur, ndërsa nëna e motra më thoshin ‘janë shtrenjtë, nuk i blen kurrkush’. Atëkohë, nuk kishte ëmbëlsira me dekorime. Kërkesat e vajzës sime për një tortë me Mickey Mouse, më bëri ta mendoj si ide”, tregon Tuba.
Këtë rrëfim suksesi, Tuba e bëri në kuadër të diskutimit, se si bizneset të arrijnë t’i identifikojnë klientët e tyre, si të lidhen me ta dhe si të rrisin shtrirjen e tyre. Gjatë këtij trajnimi u theksua se cilësia dhe origjinaliteti janë dy elemente kryesore për të pasur sukses të vazhdueshëm.
Përveç kësaj, nga udhëheqësja e këtij trajnimi, u tha se preferencat dhe shijet e konsumatorëve për produkte të ndryshme, qoftë për ëmbëlsira apo edhe ushqime tradicionale, ndryshojnë vazhdimisht. Ky fakt u konsiderua si shumë i rëndësishëm, në ndërtimin një storie suksesi për të gjitha gratë që synojnë tregun afatgjatë.
“Cilësia dhe origjinaliteti janë dy elementet kryesore për të pasur sukses në këtë sektor. Aftësia juaj për të identifikuar klientët idealë është e domosdoshme për të pasur sukses të vazhdueshëm. Çka ju bëni juve unike? E dimë që në Kosovë ka shumë biznese që udhëhiqen nga gratë. Çka ju dallon secili prej jush? Çka ofroni ju që nuk ofrojnë të tjerët? Konsumatorët dhe klientët janë në kërkim të recetave origjinale të përbërësve organikë. Është fakt se duhet pasur parasysh se preferencat e konsumatorëve ndryshojnë shumë shpejt. Një biznes i suksesshëm është ai që krijon klientë besnikë”, u theksua në trajnim.
Se, kërkesat e klientëve po ndryshojnë dita-ditës, e pohojnë edhe vetë gratë që çdo ditë marrin porosi për produktet, të cilat zotohen se ‘dinë t’i bëjnë më së miri’.
“Është e vërtetë. Tani kemi kërkesa të ndryshme, si për shembull, ka klientë që janë me diabet, kanë alergji në vezë apo në ndonjë përbërës tjetër. Mundohemi që t’i përgatisim më përbërës të tjerë që t’iu përshtatemi kërkesave të tyre. Pastaj, tani janë shtuar kërkesat për gatime më të shëndetshme”, tha njëra nga gratë pjesëmarrëse në trajnim.
Përveç këtyre, element tjetër që u vlerësua si me relevancë të madhe, ishte analizimi i tregut në vazhdimësi, se çfarë mungon dhe cilat janë kërkesat e klientëve, në mënyrë që depërtimi në treg të jetë sa më i lehtë.
Lidhur me këtë, disa nga gratë pjesëmarrëse, potencuan se kur kishin nisur veprimtarinë me produkte të ndryshme, ka pasur mungesë të tyre, kështu që kjo ishte ndër arsyet që kanë korrur suksese.
Në kuadër të trajnimit, Selvete Nura, pronare e një pastiçerie në Mitrovicë, derisa tregoi për arritjet e saj në fushën e biznesit, shprehu një shqetësim, duke thënë se një grua tjetër që nuk e njeh, po ia kopjon tërësisht recetat dhe gjithçka të saj, që ka të bëjë me biznes.
Strategjia afatgjate dhe mos fokusimi te fitimi i momentit, ishin fjalët kyçe në përgjigjen e trajneres, krahas shqetësimit të Selvetes.
Ndërkaq, fokus tjetër gjatë këtij trajnimi ishte tërheqja e vëmendjes te gratë se duhet të investojnë në certifikatës e sigurisë, duke përfshirë rregullat e higjienës dhe origjinën e përbërësve kryesorë.
Po ashtu, u theksua se lidhja me klientët duhet të jetë sa më e larmishme. Produktet e caktuara të mos ekspozohen vetëm në markete apo në rrjete sociale, por të përfshijnë sa më shumë kanale fizike dhe ato online. Këtu u përmendën panairet, konferencat dhe organizimet si mundësi që mund të ndikojnë që një biznes të rritë numrin e klientëve dhe të arrijë rezultatet sa më të mëdha.
Ndryshe, cikli i trajnimeve do të vazhdojë edhe me gratë në fushën e biznesit nga e gjithë Kosova, në të cilët do të ketë informacione dhe këshilla edhe më të detajuara sa i përket bërjes sa më të mirë të biznesit
Projekti, ” Mbeshtetje për gratë në Zhvillimin e bizneseve të tyre” – zhvillohet nga Qendra për Inovacione dhe zhvillim/CFID dhe mbështetet financiarisht nga Agjencia Sllovake për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkmobëtar/SlovakAid.