Po vazhdojnë trajnimet që forcojnë aftësitë për një narrativë pozitive dhe pa paragjykime

11/27/2024

Ka vazhduar sot sesioni I nëntë dhe I dhjetë I trajnimeve për të rinjtë e komuniteteve, raom, ashkali dhe egjiptian në kuadër të projektit  “Kundërshtimi i Stereotipeve Negative për Komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përmes Iniciativës Mediatike,” i cili po realizohet me mbështetje nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe zbatohet  nga Qendra për Inovacione dhe Zhvillim (CFID), në partneritet me agjencinë e lajmeve KosovaPress.

Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian duke i pajisur ata me aftësi dhe mundësi për të sfiduar stereotipet negative dhe për të ndihmuar në krijimin e një narrativi mediatik pozitiv dhe pa paragjykime për këto grupe. Pjesëmarrësit po zhvillojnë aftësi profesionale në gazetari, prodhim mediatik dhe videografi përmes trajnimeve të specializuara.

Aktualisht, është në vazhdim trajnimi për modulin e gazetarisë. Deri më tani,  janë mbajtur 10 sesione të modulit për gazetari, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy sesione të tjera, 11-ta dhe 12-ta, të cilat do të përfundojnë në fund të kësaj jave. Pas përfundimit të trajnimit, të rinjtë do të kenë mundësinë të vazhdojnë me praktikë profesionale në disa prej redaksive të mediave  të Kosovës, duke kontribuar në krijimin e përmbajtjeve që pasqyrojnë realitetin e komunitetit të tyre në një dritë pozitive.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Kosovës.

#CFID, #UNMIK, #KosovaPress

#KundërshtimiStereotipeve
#KomunitetetRomAshkaliEgjiptian
#PërfshirjePozitive
#RiniPaParagjykime

#NarrativaPozitive
#BaraziNëKosovë
#FuqizimiIRinisë