Gjashtë të rinj nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian e mbyllën sot me sukses programin tre-mujor të trajnimit mbi bazat e gazetarisë, videografikës dhe video produksionit!

Ky program i trajnimit ishte pjesë e fazës së parë të projektit “Countering negative stereotypes about Kosovo Roma, Ashkali and Egyptian communities through media initiative,” mbështetur nga UNMIK dhe i zbatuar nga Qendra për Inovacione dhe Zhvillim në partneritet me KosovaPress.
Ky program tre-mujor është një hap i jashtëzakonshëm për të rinjtë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Jo vetëm që ata kanë fituar aftësi në gazetari, videografi dhe video-produksion, por tani kanë mundësinë të shndërrohen në profesionistë të medias, duke punuar si praktikantë në disa prej institucioneve më të njohura mediatike të Kosovës.
Pjesa e dytë e projektit do të sjellë mundësi të reja për të rinjtë, pasi ata do të punojnë si praktikantë në media të njohura si Radio Televizioni i Kosovës, RTV Graçanica dhe KosovaPress, nga 3 shkurti deri në fund të muajit prill 2025!
Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të aftësive profesionale dhe mundësive të reja për të rinjtë nga këto komunitete.
#Rinia #Gazetari #Media #KomunitetiRom #Ashkali #Egjiptian #UNMIK #KosovaPress
