Rreth Nesh

Qendra për Inovacione dhe Zhvillim është organizatë jo-qeveritare që vepron në Republikën e Kosovës me qëllim të promovimit dhe avokimit në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm shoqëror, duke përfshirë ekonominë qarkore, mbrojtjen e mjedisit, energjië efiçiente, edukim për qytetari aktive, demokratizim përmes zhvillimit të mediave dhe teknologjisë informative, aftësim profesional dhe përgatitje për tregun e punës për të rinjtë tonë.

Objektivat kryesore të organizatës tonë janë:

  • Nxitja e punësimit të të rinjve përmes aftësimit të tyre profesional dhe përkrahjes së tyre me grante të ndryshme në punësim dhe vetëpunësim;
  • Demokratizim përmes edukimit medial dhe gjithëpërfshirës;
  • Promovimi i ekonomisë qarkore për të arritur zhvillim të qëndrueshëm, mbrojtje të mjedisit dhe resurseve tona natyrore;

Një fokus të veçanta organizata jonë ka në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore brenda dhe jashtë vendit përmes realizimit të fushatave të ndryshme informuese dhe vetëdijësuese mbi rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së tyre.

Krahas gjithë kësaj CFID prioritet të saj ka edhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal përmes realizimit të projekteve rajonale që i kontribuojnë ruajtjes së paqes dhe zhvillimit të demokracisë si vlerë e përbashkët e gjithë popujve që përfaqojnë lirinë dhe demokracinë liberale.

Kështu, me bashkëpunim të ngushtë me donatorë nderkombëtar, institucione vendore e nderkombëtare synojmë që të arrijmë rezultate konkrete në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme me një zhvillim gjithëpërfshirës dhe thelbesor për mirëqenien e shoqërisë. 

Misioni

Misioni i Qendres për Inovacione dhe Zhvillim është ndërtimi i një shoqërie që mbron dhe promovon trashëgiminë kulturore, një shoqërie të zhvilluar me një ekonomi  qarkore funksionale që siguron zhvillim të qëndrueshëm, punësim, zhvillim ekonomik dhe mjedis të pastër. 

Vizioni

Vizioni i Qendres për Inovacione dhe Zhvillim është të promovoj  dhe avokoj  zhvillimin e ideve  inovative në lidhje me kulturën dhe trashëgiminë kulturore të të gjitha etnive në Kosovë. Përmes kësaj ne synojmë që të nxisim debatin konstruktiv dhe të vetëdijësojmë shoqërinë kosovare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë dhe zhvillimin e saj.

Shpat Ferizi

Web Developer

Shpat Ferizi

Web Developer

Shpat Ferizi

Web Developer

Shpat Ferizi

Web Developer